Tirana, gati dy largimet e para

Të dielën, Tirana njeh fatin e saj, teksa do të luajë në “play out” ndeshjen me Pogradecin. Gjithsesi, duket se te bardheblutë po vijnë firot e para. Menjëherë pas përfundimit të kampionatit, me marrëveshje do të prishet kontrata mes klubit kryeqytetas dhe Admir Bajroviçit. Palët kanë diskutuar dhe nuk ka më kthim pas. Sulmuesi ka kërkuar të gjitha rrogat deri në maj dhe do të prishë marrëveshjen. Veç Bajroviçit, edhe Kozi mund të mos jetë më me bardheblutë. Javët e fundit, ai nuk ka qenë në stol, pasi më parë duhet të rinovojë kontratën. Portieri nuk e ka bërë ende dhe me shumë mundësi në qershor do ta shohë veten në një skuadër tjetër të Kategorisë Superiore si Dinamo.

sfidanti.al