Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i përfaqësueses së Brazilit, të paktën jo për momentin. Edhe një herë tjetër, negociatat mes trajnerit italian dhe Federatës Braziliane të Futbollit janë ndërprerë, duke shtuar pasigurinë rreth një marrëveshjeje që për një kohë të gjatë ishte konsideruar pothuajse e përfunduar.
Përkundër raportimeve të shumta që e paraqisnin emërimin e tij si çështje orësh, dhe zërave që flisnin për praninë e tij në Londër për të finalizuar detajet e kontratës, marrëveshja nuk u finalizua.
Ancelotti vetë ka komunikuar me presidentin e Federatës Braziliane, për ta falënderuar për interesin e shprehur dhe njëkohësisht për të refuzuar propozimin. Kjo është hera e fundit në një seri të gjatë zhvillimesh që kanë përfshirë pritje, vonesa dhe spekulime të vazhdueshme rreth një marrëveshjeje që asnjëherë nuk mori formë zyrtare. Shkaqet që kanë çuar në këtë prishje të negociatave janë dy. Së pari, Real Madrid nuk është i gatshëm të lejojë që skuadra të drejtohet nga një trajner i përkohshëm në një ngjarje të rëndësishme siç është Kupa e Botës për Klube.
sfidanti.al