Akuzat e Laçit si në “qypin” e çarë të FSHF-së

U deshën vite e vite që Laçi të “kuptonte” metodën se si funksionojnë dinamikat në futbollin shqiptar. Tani që kurbinasit e kanë pësuar në kurrizin e tyre sigurisht që e kanë ngritur zërin, por ndoshta në këtë situatë janë klubi që më pak duhet ta ngrenë zërin ndër vite kanë qenë ata “ekzekutorët” ashtu si çdo vit ka nga një “ekzekutor” të ndryshëm në skenën e futbollit të rremë të Superiores. Çfarë kuptimi ka që Laçi të hedhë në qypin e “mëkatit” një akuzë tani që u rrëzua?

Dikur ajo Dinamo që sot Laçi e akuzon për pazare, ishte skuadra që e ka pësuar nga të tjerët, ndërsa shumë të tjerë e kanë pësuar dikur edhe nga kurbinasit që sot janë në anën e gabuar të peshores. Sa keq që ai qyp është çarë, i tillë ka qenë përherë pasi akuzat dhe mëkati aty janë trazuar aq mirë sa duket sikur ato humbasin e rrjedhin e dalëngadalë harrohen e zhduken. Thuhet që ky qyp çfarë nuk ka grumbullluar, parë e dëgjuar, që nga provat e pazareve e deri te akuzat e ulëta mes presidentëve e klubeve për tolerime dhe sot është radha e Laçit të bëjë roline viktimës por ky film zgjat prej dekadash dhe mos u habisni aspak që aktorët të vazhdojnë të ndryshojnë.

Nga Pirro Bardhyli