Rey Manaj shënon në fitoren jetike të Sivasspor

Rey Manaj është rikthyer te goli në Turqi. Sulmuesi i Shqipërisë shënoi në një ndeshje shumë të rëndësishme për Sivasspor. Manaj ishte autori i golit të dytë në minutën e 75-të, në fitoren 2-0 ndaj Antalyaspor. Triumf jetik për Sivasspor, në garën për mbijetesë, pasi i ngjit përkohësisht në vendin e 15-të me 34 pikë. Për Manajn ky është goli i 11-të sezonal dhe konfirmon formën e mirë, ashtu si një sezon më parë, kur i mahniti të gjithë, duke rivalizuar me emra si Icardi dhe Dzeko. Sulmuesi 28-vjeçar numëron gjithashtu edhe 4 asiste në Superligën turke. Pas shënimit të golit, Rey Manaj nuk u përmbajt gjatë festës, ku hoqi fanellën dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori i ndeshjes.

sfidanti.al