Oscar Piastri merr kryesimin e Formula 1

Oskar Piastri, i Mek Larenit, ka shënuar fitoren e tretë të vitit në Formula 1. Me suksesin arritur sot  në garën Grand Prinx të Arabisë Saudite, Piastri ka dalë edhe në vendin e parë në renditje.  Piastri përfitoi nga dënimi i Maks Veshtapenit  të Red Bullit në fillim të garës dhe më pas nuk lejoi befasi.  Vershtapen përfundoi i dyti, ndërsa Çarls Lëklerk i Ferrarit, i treti.  Lando Norris i Mek Larenit që e nisi garën nga vendi i dhjetë, përfundoi në pozitën e katërt.

 

sfidanti.al