De Bruyne mbetet i befasuar nga Manchester City

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, njoftoi në fillim të prillit se do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij aktuale, në 30 qershor 2025.

Siç raportohet nga “BBC”, belgu shprehu keqardhjen që nuk kishte marrë asnjë përpjekje nga anglezët për t’i rinovuar kontratën ose për të pasur një komunikim. “Nuk kam marrë asnjë ofertë gjatë gjithë vitit, ata thjesht morën një vendim. Natyrisht që isha pak i befasuar, por më duhet ta pranoj. Ndjej se kam ende shumë për të dhënë. Natyrisht e di që nuk jam më 25 vjeç, por ende ndjej se mund ta bëj punën time. Jam i hapur për gjithçka. Unë shikoj sportin, familjen, gjithçka së bashku, atë që ka më shumë kuptim për mua dhe familjen time. Më pëlqen të luaj futboll, sepse dua të ndiej se mund të garoj”, deklaroi De Bruyne.

 

sfidanti.al