Dritë në fund të tunelit për Mario Mitajn, i cili prej kohësh vuan një dëmtim. Momentalisht nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë, por lajmet që vijnë nga Arabia Saudite janë optimiste dhe japin më në fund një datë konkrete për kthimin e tij. Mitaj mund të rikthehet në fushë më 7 maj, në sfidën e madhe mes Al Ittihad dhe Al Nassr, ku pritet të përballet me Cristiano Ronaldon. Sipas mediave në Arabinë Saudite, mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare është duke ecur me ritëm të mirë në procesin e rehabilitimit dhe shumë shpejt do të kthehet në stërvitje me grupin. Një zhvillim pozitiv që rrit shpresat për ta parë në fushë në fundin e këtij sezoni dhe sidomos në sfidat vendimtare të kampionatit saudit.
sfidanti.al