Ronaldo shënon dopjetë me Al Nassr

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë. Portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij. Ronaldo ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr po luan në shtëpi ndaj Al Riyadh. Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos. Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

sfidanti.al