Parashikimi i Opta-s: Titullin e fiton Barcelona

Barcelona është më afër fitimit të titullit të 28-të të La Liga-s pas barazimit të shtunën kundër Real Betis (1-1). Pavarësisht dështimit në shtëpi, katalanasit fituan një pikë më shumë ndaj Real Madridit në klasifikim, ndërsa Atlético Madridi u afrua (-7 pikë) pas fitores ndaj Sevillas (1-2). Në këtë kuadër, ekipi ‘azulgrana’ duket si favorit kryesor për të fituar titullin.

Për më tepër, përveç lojës së shkëlqyer të ekipit të Hansi Flick gjatë gjithë sezonit dhe superioritetit të tij në përballjet direkte kundër ndjekësve, edhe Big Data favorizon Barça-n për të marrë trofeun në shtëpi. Me 24 pikë në lojë (8 javë), superkompjuteri i ‘Opta’-s u jep katalanasve një mundësi prej 86.7% për të fituar La Liga.

Nga ana tjetër, Real Madridi ka vetëm një mundësi prej 12.3% për titullin pas humbjes në shtëpi ndaj Valencias (1-2). Megjithëse është ende një ‘El Clásico’ për t’u luajtur në javën e 35-të, ‘merengues’-it kanë mundësi të vogla për të parakaluar një Barça që i ka mposhtur ata në mënyrë të thellë në dy ndeshjet e fundit. Barcelona fitoi bindshëm (0-4) në ndeshjen e javës së 11-të në ‘Santiago Bernabéu’ dhe përsëri shkatërroi rivalin më të madh në finalen e Superkupës së Spanjës (2-5).

Parashikimet për titullin sipas ‘Opta’0s (5 prill 2025):

FC Barcelona: 86.7%

Real Madrid: 12.3%

Atlético Madrid: 0.1%

Barça mund ta fitojë titullin herët në LaLiga

Për më tepër, të dy ekipet do të përballen me njëri-tjetrin dy javë para ndeshjes direkte në La Liga në Montjuïc, në finalen e Kupës së Mbretit. Ndeshja e së shtunës, më 26 prill, në ‘La Cartuja’, mund të jetë vendimtare për të dy ekipet ndërsa sezoni mbyllet, me La Liga-n ende në lojë dhe mundësinë e përplasjes edhe në gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, nëse katalanasit dhe ‘merengues’-it eliminojnë Borussia Dortmundin dhe Arsenalin, përkatësisht, në çerekfinale.

Kështu, Big Data parashikon një titull të mundshëm për Barcelonën në LaLiga, i cili mund të vijë edhe para ‘El Clásico’ në javën e 35-të. Që kjo të ndodhë, ekipi i Flick duhet të fitojë ndeshjet kundër Leganés, Celta-s, Mallorca-s dhe Valladolid-it, sigurisht me disa gabime të tjera nga Madridi në katër javët e ardhshme.

sfidanti.al