Java që lamë pas ishte shumë e suksesshme për Myrto Uzunin. Sulmuesi gjeti golin në Kombëtare, duke shënuar në fitoren 3-0 ndaj Andorrës.
Përveç kësaj, ai shënoi edhe golin e parë me ekipin e ri, Austin në MLS.
Në një reagim në rrjetet sociale, 29-vjeçari e quan javë magjike, ndërsa shkruan se ky është vetëm fillimi.
“Çfarë jave magjike!
Shumë i lumtur të rikthehem me gol për kombëtaren pas një kohe të gjatë mungesë fati! Faleminderit familjes dhe gjithë tifozat e kombëtares për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë këto kohë! I lumtur për golin tim të parë me ekipin tim të ri!
Ky është vetëm fillimi! M.u 10″, shkruan Uzuni.
sfidanti.al