Hetohet presidenti i FK Apolonia për femra

Presidenti i klubit futbollistik “FK Apolonia” për femra, K. K., është proceduar penalisht pas një incidenti gjatë një ndeshjeje futbolli. Sipas njoftimit të policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet FK Apolonia dhe FK Gramshi, në stadiumin “Loni Papuçiu”, K. K. ka hyrë në fushë dhe ka debatuar me arbitrin, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar. Për këtë ngjarje, është nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për hetime të mëtejshme.

sfidanti.al