Sa herë që luan Tirana me Bylisin, “treni i futbollit” sikur del jashtë shinave! Vite më parë, një ndeshje e tyre bëri aq shumë bujë për histori tradhëtie , sa thuhet se dosja e asaj ndeshje famkeqe qëndron si shpata e Demokleut mbi kokat e klubeve. Edhe kjo ndeshja e fundit , megjithëse u gjet çelësi magjik për të hapur derën e shtëpisë së futbollit, pra stadiumit “Arena Kombëtare”, hapi një ..dosje tejtër!
Bylisi braktisi fushën, më shumë se 5 minuta dezertim kolektiv , pasi arbitri Koçi kapwrceu orbitën..apo siç thuhet tek filmi “Kapedani”, shkoi nga ndërzimi artificial.. tek lufta në Vietnam ! Nga një faull për Bylisin ,ndodhi magjia pikante : faullin per Bylisin e kullufiti VAR-i” dhe dha penallti për Tiranën…! Presidenti i Bylisit, Besnkik Kapllanaj , i cili ishte edhe orkestruesi i arratisjes 5 minutëshe nga fusha te ekipit, befasoi më shumë se vetë ekipi i tij, kur zbuloi shkaktarin e vërtetë ku fshihej .” Nuk paska faj i “pafajshmi” dhe i perjetshmi , presidenti Duka, nuk paska dorë as nga FSHF-ja, por fajin e madh e ka Sokol Jareci, ai që me kokën e tij , bashkë me një klan arbitrash, pa dijeninë e “zotave” po ia nxin jetën Bylisit prej kohësh..
Sfidanti.al