Kasper Schmeichel dëmtoi shpatullën me Danimarkën, Celtic në ankth

Klubi skocez, Celtic Glasgow, është në pritje të një lajmi të rëndësishëm për të mësuar nëse Kasper Schmeichel ka pësuar një lëndim në shpatull, që mund ta mbajë atë jashtë fushës për një periudhë të gjatë. Portieri danez duket se ka lënduar shpatullën gjatë një përplasjeje me Bernardo Silva-n, pasi ‘ylli’ portugez po vraponte drejt portës gjatë fitores 5-2 ndaj Danimarkës në Lisbonë të dielën mbrëma. Ngjarja ndodhi në gjysmën e parë të periudhës shtesë, por pasi trajneri i kombëtares daneze, Brian Riemer, kishte bërë tashmë gjashtë zëvendësime, Schmeichel e duroi dhimbjen dhe qëndroi në fushë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Schmeichel, i cili u pa duke mbajtur një shpatull të lidhur në aeroportin e Lisbonës të hënën, u dërgua menjëherë në spital pas ndeshjes së shoqëruar nga mjeku i kombëtares Morten Boesen, për t’u ekzaminuar më tej. Riemer shpjegoi: “Nëse do të kishte qenë e mundur, do ta kisha zëvendësuar Kasper Schmeichel sepse ai ishte lënduar, por ne kishim bërë tashmë të gjithë zëvendësimet.” “Kemi folur për daljen e Kasper Schmeichel, por ai nuk donte të dilte vetë. Pasi mundi të qëndronte në portë, ishte një avantazh për ne që të kishim 11 lojtarë në fushë. Alternativa ishte që do të kishim vetëm 9 lojtarë në fushë.”

sfidanti.al