Bënë përshëndetje naziste, arrestohen shtatë tifozë kroatë

Shtatë tifozë kroatë janë vendosur në gjendje arresti pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mbrëmjen e djeshme në ‘Stade de France’ mes Bleus dhe Kroacisë. Ata akuzohen për “përshëndetje naziste”, sipas asaj që raportojnë sot mediet franceze si ‘Le Parisien’.

Në imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një grup tifozësh kroatë që ecin të rrethuar nga policia franceze. Pothuajse të gjithë kanë duar të ngritura për të bërë përshëndetjen naziste. Një burim i gazetës flet për “300 tifozë kroatë të konsideruar të rrezikshëm, të cilët janë marrë nën kontroll nga agjentët para ndeshjes. Ata kënduan këngë patriotike, ndezën fishekzjarrë dhe bënë përshëndetje naziste”.

Gjatë ekzekutimit të himnit kroat, para fillimit të ndeshjes, të cilën Kroacia e humbi në penallti, një grup ultrasësh bëri sërish përshëndetje naziste, sipas burimeve të njëjta. Shtatë prej tyre, të identifikuar, u vendosën në gjendje arresti pas përfundimit të ndeshjes.

sfidanti.al