Barcelona pëlqen suedezin

Merkatoja e verës është ende larg, por klubet e mëdha evropiane tashmë janë duke kërkuar profile për kampionatin e ardhshëm. Një nga këto klube është Barcelona, e cila dëshiron t’i dhurojë trajnerit Flick lojtarë që mund të rrisin më tej nivelin teknik të ekipit. Edhe pse është ende e angazhuar në tri fronte: kampionati, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, ekipi ‘blaugrana’ nuk i humb nga sytë lojtarët që po shquhen këtë vit në kampionatet e huaja, si Premier League, me qëllimin për të tentuar një goditje të fortë sapo të arrijë muaji korrik. Një nga këta lojtarë është Alexander Isak, sulmues në pronësisë të Newcastle. Suedezi pëlqehet shumë nga drejtuesit katalanas dhe pa dyshim do të jetë një nga objektivat për fushatën e verës në merkaton e transferimeve.

I lidhur me kontratë deri në vitin 2028, sulmuesi po kalon një sezon të shkëlqyer me fanellën e ‘Magpies’, duke shënuar 23 gola në 33 paraqitje në Premier League, Kupën e Ligës dhe FA Cup.

Sulmuesi hap mundësinë e transferimit

Aktualisht nuk ka bisedime në proces, por ndjesia është se mund të ketë zhvillime nga një moment në tjetër. Sipas asaj që raporton El Nacional, Isak ka hapur mundësinë e një kalimi në La Liga për sezonin e ardhshëm dhe pikërisht te Barcelona.

sfidanti.al