Mirlind Daku realizoi dy gola në ndeshjen e Rubin Kazanit ndaj Spartakut të Moskës, por futbollisti shqiptar nuk e mbylli dot ndeshjen pasi u ndëshkua me karton të kuq. Federata e Futbollit të Rusisë, nëpërmjet udhëheqësit të Komitetit për Kontroll dhe Displinë, Artur Grigoryants ka njoftuar se ka hapur hetime. Daku dhe një lojtar kundërshtar u ndëshkuan me karton të verdhë pas një përplasje në fushë, teksa për fat të keq, ishte i dyti për secilin. Sulmuesi kuqezi doli nga fusha i zemëruar dhe goditi kamerën duke lënë fushë, ku mbahej nga trajneri dhe bashkëlojtarët e tij. “Ne do të shqyrtojmë sjelljet josportive të Dakut, i cili pas përjashtimit goditi tripodin e kameramanit derisa po largohej nga fusha”. “Përjashtimi nuk do të shqyrtohet, pasi ai ishte për kartonin e dytë të verdhë”, ka thënë Grigoryants për RIA Novosti.
sfidanti.al