Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë në fund të sezonit aktual. Rezultatet nuk janë në anën e teknikut, ndërsa marrëdhënia me tifozerinë bardhezi është thyer përgjithmonë. Drejtuesit e klubit po mendojnë që tani për alternativat dhe momentalisht në skenë janë 4 kandidatë potencial. Sigurisht që i pari në listë është Massimiliano Allegri, një njohje e vjetër e “zonjës”. Ëndrra mban emrin e Antonio Contes, ndërsa pëlqehen edhe De Zerbi dhe Italiano.
sfidanti.al