Arritja e madhe e FSHF-së, “rrëmbimi” i kapitenit të Kosovës

Prej ditësh në rrethet mediatike qarkullon lajmi se FSHF ka arritur të bindë talentin Etnik Brruti për të lënë skuadrën dardane dhe për t’u bashkuar me kuqezinjtë e Alban Bushit. Sipas informacioneve lojtari ka pranuar ta bëjë këtë lëvizje dhe ky është një veporim i kuptueshem duke parë se si zien gjaku i vëllezërve tanë kur shikojnë flamurin kuqezi por në krahun tjetër, politika e FSHF-së për të tërhequr lojtarë nga Kosova është një “thikë pas shpine” ndaj FFK-së.

Kur vjen puna te votat në sallonet e UEFA-s dhe FIFA-s, zv.presidenti shqiptar krenohet e i bie gjoksit me mbështetjen që ka prej lobit shqiptar, por kur çështjet bëhen serioze, Ademi dhe FFK-ja mbeten jashtë vendimarrjes si në rastin e Euro U-21 ku FSHF me krenari njofton bashkëorganizimin me Serbinë. Edhe më flagrante janë rastet kur lojtarë shqiptarë nga matanë kufirit nga Kosova, kalojnë gardhin por kjo nuk ndodh shpesh bie fjala me Maqedoninë e Veriut. Jemi dëshmitarë të një politike të qartë për të dobësuar Kosovën e forcuar Shqipërinë? Apo po dëshmojmë thjesht paaftësinë e një institucioni për të ndërtuar politika te qëndrueshme rekrutimi e në këtë rast gjen rrugën më të shkurtër?

Nga Pirro Bardhyli