Guardiola zbulon objektivin për City

Manchester City, që u eliminua nga Champions League dhe tashmë nuk ka asnjë shans real për të mbrojtur titullin në Premier League. Humbja ndaj Liverpool e la lënë City 20 pikë pas “The Reds”. Pep Guardiola ka vendosur objektiva të tjerë për skuadrën e tij, ku më madhori për pjesën e mbetur të sezonit është kualifikimi në Champions League sezonin tjetër. “Tashmë e rëndësishme është të ruajmë këtë pozicion deri në fund. Nuk është e lehtë pasi ka katër ose pesë ekipe që luftojnë, por është ajo që është. Ne do të përpiqemi. Nëse ndodh, është sepse e meritojmë, nëse jo, sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. E thjeshtë“, tha Guardiola.

sfidanti.al