Konfirmohet rinovimi i Yamal

Lamine Yamal vazhdon të mahnisë me fanellën e Barcelona dhe të Spanjës, duke u konfirmuar si një nga talentët më premtues të futbollit botëror. Me 11 gola dhe 16 asistime në 33 ndeshje këtë sezon, 16-vjeçari i dalë nga La Masia është tashmë një shtyllë e sulmit të blaugranave. Për të siguruar të ardhmen e ‘yllit’ të saj, Barcelona po punon për zgjatjen e kontratës deri në 2030, me një rritje të ndjeshme të pagës.

Aktualisht, Yamal është i lidhur me klubin deri në 2026, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh. Sipas planit, ai pritet të firmosë rinovimin pasi të mbushë 18 vjeç, më 13 korrik 2025. Marrëveshja tashmë është arritur, me të gjitha palët – nga klubi tek agjenti Jorge Mendes, deri te familja e lojtarit – të vendosura për të vazhduar së bashku.

Pavarësisht interesit nga klube të mëdha si Liverpool, Manchester City dhe PSG, Yamal nuk është në shitje. Real Madrid ka tentuar të ndërhyjë, por talenti i Barçës ka konfirmuar besnikërinë e tij të plotë ndaj klubit:

“E dua këtë klub dhe nuk e shoh veten në asnjë ekip tjetër,” – ka deklaruar ai.

Edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, ia ka bërë të qartë Florentino Pérez-it se një transferim te ‘Los Blancos’ është jashtë çdo diskutimi.

Nëse një ditë Yamal largohet nga ‘Camp Nou’, ai do të preferonte një eksperiencë jashtë Spanjës. Për momentin, megjithatë, e ardhmja e tij është e qartë: Barcelona dëshiron ta blindojë talentin e saj dhe të ndërtojë projektin e viteve të ardhshme rreth tij.

 

sfidanti.al