Galatasaraj-Fenerbahçe do të luhet në sytë e Ceferin

Edhe pse në klasifikim i ndajnë gjashtë pikë të hënën në orën 18:00 ndeshja mes Gallatasarajit dhe Fernebahçes do të jetë për të mos u humbur.

Gallata kryeson kampionatin turk ndërsa ekipi i Murinjos synon të rihapi çështjen titull duke tentuar një fitore, e cila mund të arrihet në sytë e Aleksandër Ceferin. Klubi i Gallatës mësohet se ka ftuar në stadium presidentin e UEFA-s si për të larguar dyshimet e shumta që janë ngritur me skandalin që ndodhi pak ditë më parë.

Për këtë ndeshje Federata Turke e Futbollit ka preferuar që të marrë një arbitër të huaj, emri i të cilit u mësua dje. Bëhet fjalë për bashkëkombësin e Ceferin, Slavko Vinçiç.

45-vjeçari nga Maribori do të jetë arbitri i 18-të i huaj që do të arbitrojë një derbi mes Gallatës dhe Fenerbahçes. Herën e fundit e fundit dy skuadrat kishin kërkuar që të gjykoheshin nga një i huaj më 26 prill të 1970 kur Fenerbahçe mundi Gallatën 1-0 me gjyqjtar austriakun Alois Kessler. Ndeshja e të hënës do të jetë e 136-ta mes dy skuadrave në kampionatin turk, i cili u krijua në 1959-ën.

sfidanti.al