A do të jetë Harry Kane ndaj Shqipërisë?

Sulmuesi i Bayern, Harry Kane pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Celtic dhe do të mungojë për 2-3 javë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bomberi anglez do të jetë gati për kualifikueset e Botërorit, me Anglinë që do të nisë fushatën eliminatore në mars, në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë. Kështu, trajneri i “3 luanëve”, Tomas Tuchel do ta ketë në dispozicion Kane, për këto 2 takime. Anglia kërkon t’i nisë në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Botërorit, ku kërkon 6 pikët në 2 ndeshjet e para.

sfidanti.al