Tedhër, një kompani që operon në tregun e kriptomonedhave, ka njoftuar se ka blerë një pakicë të aksioneve të Juventusit. Një operacion që cilësohet në njoftimin për shtyp si një hap në planin e zgjerimit të kompanisë.
“Në përputhje me investimin tonë strategjik te Juventusi, Tether, do të jetë një pionier në bashkimin e teknologjive të reja, të tilla, si: asetet dixhitale, AI dhe bioteknologjia, me industrinë e konsoliduar sportive, për të nxitur ndryshimin globalisht. Ne do të eksplorojmë mundësitë për bashkëpunime inovative dhe potencialin për të revolucionarizuar peizazhin sportiv global,” tha Paolo Ardoino, CEO i Tedhër që kap vlerën prej 5.2 miliardë dollarë fitime në gjysmën e parë të 2024. Aktualisht, ende nuk ka detaje se sa përqind të aksioneve ka blerë kompania te Juventusi.
sfidanti.al