Disfata në Roterdam ndaj Feyenoord, në aktin e parë të fazës “play-off” në Champions League, me sa duket ka shteruar të gjithë kredencialet që Sergio Conceiçao kishte fituar pas triumfit në finalen e Superkupës së Italisë përballë Inter. Corriere dello Sport shkruan se ambienti është shumë i brishtë, këtë e reflektoi qartë edhe imazhi i Ibrahimovic në tribunë pas një momenti kur Conceiçao zëvendësoi Gimenez dhe Leao me Camarda e Abraham. Ibra dhe Conceiçao janë dy personazhe shumë të sertë, autoritarë, është e vështirë që të gjesh një rrugë të mesme. Palët janë fërkuar jo pak këtë periudhë në lidhje me grupin, me cilësinë e këtij ekipi, ku dukshëm Ibra kërkon që tani ekipi të reagojë fuqishëm pas klubi shpenzoi jo pak gjatë merkatos së janarit. Humbja ndaj Feyenoord vetëm sa shtoi dozat e nervozizmit, kjo u pa qartë edhe në konferencën për shtyp, ku Conceiçao u largua pas vetëm një minutë, ndërsa së fundmi kanë anuluar edhe konferencën zyrtare përpara ndeshjes kundër Verona-s. Gjithnjë sipas Corriere dello Sport, Conceiçao ndihem pak i vetmuar, pak a shumë në të njëjtën situatë që ndodhej edhe Fonseca. E përditshmja italiane shton se për Conceiçao-n përcaktues është kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm, nëse nuk e arrin këtë objektiv atëherë do të largohet, me Milan që ka të drejtë ta bëjë diçka të tillë pasi është e përfshirë në klauzolë.
sfidanti.al