Kaosi në derbi, Everton-Liverpool rrezikojnë shumë

Derbi i fundit në “Goodison Park”, mes Everton dhe Liverpool, prodhoi një ngjarje të rëndë, të paprecedent, një kaos total ku përfshiu lojtarët dhe stafet e dy ekipeve që u përplasën ndërmjet tyre, por jo vetëm kaq, në fushë u futën edhe tifozët duke sjell në kujtesë skena huliganizmi që në Angli nuk shiheshin prej vitesh. Sigurisht që një ngjarje e tillë nuk mund të kalojë në heshtje në Angli, një vend që ka vuajtur shumë ndër vite sjelljen e tifozëve.

Mediat angleze bashkohen të gjitha në një pikë, tani Everton dhe Liverpool rrezikojnë jashtëzakonisht shumë pasi Federata Angleze ka hapur zyrtarisht një hetim për ngjarjet që prodhoi ky derbi: “Jeni në telashe”, shkruan Mirror.

E përditshmja angleze shton se mbi dy klubet rendojnë disa akuza, çka pritet të sjell një dënim shembullor.  Derbi i fundit në “Goodison Park” doli nga kontrolli pas golit të shënuar nga Trakowski në minutën e 98-të, ku lojtarët e dy ekipeve u përplasën në fushë, ndërsa u desh edhe ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën.

sfidanti.al