Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshjen e parë miqësore ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë u mundën 0-2. Trajneri Andrea Tedesco e nisi takimin me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Elton Dodaj, Frensi Mali, Petro Marku, Emiljanko Malko, Afrim Gashi, Kledi Qosja, Eris Kurtulaj, Arber Lleshi, Alvin Zekaj (C), Denis Matraku. Shqipëria krijoi rastin e parë të rrezikshëm me Kledi Qosjen, i cili provoi me një goditje në minutën e 7-të, por portieri kundërshtar e ndali topin. Kuqezinjtë ishin më kërkues dhe iu afruan sërish golit në minutën e 21-të, kur Alvin Zekaj gjuajti nga brenda zonës, por sërish portieri e priti goditjen.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Fraksioni i dytë nisi më mirë për Hungarinë, e cila kaloi në avantazh me golin e Varga Zsolt. Më pas, miqtë dyfishuan rezultatin falë një penalltie, që u ekzekutua saktë nga Polonkai Noel. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur rrugën e rrjetës deri në fund. Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-16 dhe Hungarisë U-16 do të luhet të enjten, në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:30. Pas barazimit me Partizanin, ku Itodo shënoi, Dinamo ka shënuar njëherë kundër Skënderbeut në kampionat, duke mos e gjetur më rrjetën në Kupë dhe në ndeshjen e së hënës me Teutën. Duket se mungesa e nigerianit duket se ka kondicionuar Zabërgjën e bashkë me të të gjithës sulmin e Dinamos, që nuk arrin të gjejë më hapësira e krijimtari, çka rezulton në uljen e produktivitetit, mbetur pas tashmë në garën me Vllazninë, si shënuesjva më e mirë e kampionatit.
sfidanti.al