Bylis prezanton trajnerin e ri

Gentian Mezani është trajneri i ri i skuadrës së Bylisit. Pas largimit të Nevil Dedes, i cili zyrtarizoi dorëheqjen pas ndeshjes me Vllazninë të humbur me rezultatin 3-0, klubi ballshiot nuk ka vonuar të zgjedhë timonierin e ri. Mezani është një njohës i mirë i “Abissnet Superiore”, ka drejtuar më parë skuadra si Flamurtari e Laçi. Në Kosovë ka drejtuar Gjilanin.

NJOFTIM!

Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS  ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentian Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar. FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë  në  realizimin e synimeve tona.

sfidanti.al