Reagimi ndaj trajnerit, i ka kushtuar rëndë sulmuesit Rey Manaj. Shqiptari nuk e priti mirë zëvendësimin në kampionat ndaj Eyupspor dhe shpërtheu në ofendime ndaj trajnerit të Sivasspor, Omar Erdogan. Për këtë arsye, duket se te klubi turk kanë marrë edhe vendimin për lojtarin. Manaj është përjashtuar nga skuadra, ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar për këtë. Në ndeshjen e Kupës ndaj Kocaelispor, Manaj nuk ishte i grumbulluar fare me skuadrën e Sivasspor. Një masë ndëshkimore, që mund t’i kushtojë edhe për të ardhmen. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në kampionat, ndërsa lojtari do të jetë i pezulluar, apo do të falet nga trajneri.
sfidanti.al