Manchester United ka huazuar sulmuesin Anthony te Betis. Ka qenë klubi nga Manchesteri që ka konfirmuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Sulmuesi i Manchester United, Antony do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025 në Spanjë. Reprezentuesi brazilian ka kompletuar transferimin në formë huazimi tek Real Betisi në La Liga”. “Të gjithë tek Unitedi do të dëshironin t’i uronin Antonyt fat për aventurën e tij në Sevilla”, thuhej në njoftimin e klubit.
sfidanti.al