Në kohët e fundit e ardhmja e Darwin Nunezit në ‘’ Anfield Road ‘’ është vënë dukshëm në pikpyetje. Uruguajani tashmë është shëndërruar në objektivin e Manchester United, drejtuesit e të cilit kanë përveshur mëngët për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’. Ishi i Benfikës njihet për rrezikshmërinë në metrat e fundit, i avantazhuar edhe nga shtatlartësia dhe aspekti fizik, komponentë të cilët shpeshherë e afrojnë me golat. Ndërkohë, traineri Ruben Amorim është fokusuar totalisht tek përforcimi i sulmit për ta rritur produktivitetin në fazën e mbetur të sezonit. Megjithatë, për 25 vjeçarin s’do të jetë e lehtë sepse nëse pranon të jetë pjesë e Manchester United do të gjeneronte një lloj polemike për arsye të rivalitetit ndërmjet dy klubeve. Pritet që në javët vijuese të ketë risi në lidhje me të ardhmen e golashënuesit të kombëtares ‘’ Celeste ‘’, i cili po zhvillon sezonin e tretë me ish fituesit e Premier Leagues, i shoqëruar deri më tani me 4 gola dhe 4 asiste në 26 sfida. Duhet kujtuar gjithashtu se 20 herë fituesit e kampionatit anglez njihen botërisht si një klub shumë potent në aspektin ekonomik, fakt i cili i jep një lloj avantazhi gjatë periudhës së transferimeve.
sfidanti.al