Hadroj, transferohet në Ukrainë

Hap i rëndësishëm në karrierën e Andi Hadroj. Lojtari, pasi ndërpreu bashkëpunimin me Partizanin, është transferuar në Ukrainë, për t’u bashkuar me skuadrën e FC Polissya Zhytomyr. Hadroj ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme për 3 vite. “Andi Hadroj është transferimi i tretë i dimrit Polissy. Pozicioni kryesor i shqiptarit është mbrojtësi i djathtë. Hadroj e nisi karrierën profesionale në klubin e futbollit Laçi. Nga ku u transferua te FC Bylis Ballsh ku luajti 3 vite dhe si agjent i lirë u transferua te Partizani në janar të vitit 2022.

sfidanti.al