Kërkoi shitjen, Milan nxiton për Walker

Milan synon të mbyllë marrëveshjen për Kyle Walker brenda pak ditësh. Këtë e konfirmojnë mediat angleze, të cilat zbulojnë edhe emrin e personit kyç në këtë operacion: Zlatan Ibrahimovic. Suedezi po shtyn për transferimin e mbrojtësit të djathtë 34-vjeçar në Milano, tashmë jashtë planeve të Manchester City, siç u konfirmua të shtunën nga vetë Pep Guardiola. Milan nuk po përqendrohet vetëm te Rashford për merkaton e janarit, duke parë me këmbëngulje drejt Premier League. Megjithatë, vetëm njëri prej këtyre dy lojtarëve mund të arrijë në Milanello, duke marrë parasysh rregullat strikte për lojtarët jashtë Bashkimit Evropian. Sipas gazetës angleze The Telegraph, disa klube arabe kanë shfaqur interes për Walker, por kuqezinjtë janë në krye të garës. Madje, gazeta zbulon disa detaje të negociatave: palët po diskutojnë një kontratë dyvjeçare e gjysmë, konkretisht deri më 30 qershor 2027. Natyrisht, Walker (klasi i vitit 1990) do të bashkohej me skuadrën e trajnerit Conceição për të zënë vendin titullar në krahun e djathtë, duke lënë në hije Emerson Royal dhe Davide Calabria. Ky i fundit duket i destinuar të largohet në fund të sezonit nga klubi kuqezi.

sfidanti.al