Sali Guindo, sulmuesi 28-vjeçar i cili spikati në elitën e futbollit shqiptar me skuadrën e Laçit është tashmë një futbollist i lirë. Futbollisti nga Mali, mbylli së fundmi aventurën me skuadrën e Lamias që militon në Superligën greke. Guindo u aktivizua 11 ndeshje me bardheblutë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Para transferimit në Greqi, 28-vjeçari aktivizohej në kampionatin izraelit me Makabi Petah Tikva, ku shënoi 5 gola në 25 ndeshje. Guindo është një njohës i vjetër i Superiores, ku përveç Laçit ka qenë pjesë e Bylisit dhe Skënderbeut.
sfidanti.al