Jurgen Çelhaka është futbollisti më i ri i Olimpija Ljubljana. Mesfushori mbylli aventurën e tij në Poloni me Legian e Varashavës, për të nisur një të re në Slloveni. Ish-lojtari i Tiranës përfundoi kontratën me klubin e Legias duke kaluar me parametra zero te Ljubljana. Ai ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Olimpija Ljubljana është momentalisht në vendin e parë në kampionatin slloven dhe një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.
sfidanti.al