Mediumet amerikanë shkruajnë se menaxheri i përgjithshëm i ekipit Sakramento Kings, Vllade Divac, ish-pjesëtar i ekipit përfaqësues serb që ka luajur një kohë të gjatë edhe në NBA, po përgatit dy transferime potenciale të basketbollistëve serbë në klubin që ai drejton. Divaci po interesohet seriozisht për basketbollistin e ri Bogdan Bogdanoviç që, momentalisht, krahas maqedonasit Pero Antiç, luan me Fenerbahçen.
Po ashtu, ai po interesohet që të sjellë në SHBA edhe plejmejkerin e njohur serb, Milosh Teodosiç, që luan tani me CSKA-n e Moskës dhe që konsiderohet si luajtësi më i mirë i topit në Evropë. Kontrata e tij me klubin ushtarak rus skadon këtë verë dhe kjo është edhe një arsye tjetër që ai të bëjë hapin më të madh në karrierën e tij profesioniste.
Sfidanti. al