Real Madrid-Barcelona, kjo do të jetë finalja e Superkupës së Spanjës. “Los Blancos” prenë sonte biletën pasi mposhtën 3-0 Mallorcan dhe të dielën do të sfidojnë katalanasit për trofeun. Në fakt, nuk ishte një ndeshje shumë e lehtë për Realin, me Mallorca-n të vendosur mirë në fushë, e gatshmë për të bërë surprizën e mundshme. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kuptohet me Realin dominues, që iu afrua golit me Bellingham. Pikërisht futbollisti anglez zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të, në aksionin që Rodrygo pa t’i mohohej goli nga shtylla. Në kohën shtesë, një pasim i Brahim Diaz për Mbapennë, me topin që devijohet nga një mbrojtës e përfundon në rrjetë. Kishte kohë për një tjetër gol të shënuar nga Rodrygo për rezultatin përfundimtar 3-0. Të dielën, në orën 20:00, në të njëjtin stadium, do të luhet finalja e madhe Barcelona – Real Madrid.
sfidanti.al