Kupa e Botës FIFA 2026, edicioni i 23-të, do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Ky botëror do të organizohet bashkërisht nga 16 qytete në tre vende të Amerikës së Veriut: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Turneu do të jetë i pari i organizuar nga tre kombe dhe i pari Botëror i Amerikës së Veriut që nga viti 1994. Dhe Mexico City po përgatitet për këtë veprimtari me plane për të rritur investimet.
Buxheti i propozuar, i cili përfshin iniciativën për tua bërë më të lehtë tifozëve hyrjen dhe daljen nga stadiumi ikonik Azteca, do të rritet në gati “348 milion dollarë, që përfaqëson 186% “më shumë se ai i parashikuar në 2024”. Mexico City gjithashtu ka propozuar një “buxhet rekord edhe për sistemin e tij të metrosë”. Mexico City do të presë ndeshjen hapëse për Kupën e Botës 2026. E në stadiumin Azteca po punohet edhe për zgjerimin e tij, duke e çuar numrin e vendeve nga 83.264 në 87,000. Stadiumi ndodhet në një lartësi prej 2200 m mbi nivelin e detit dhe është më i madhi në Amerikën Latine dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Realiteti virtual do të jetë një përvojë e simuluar duke përdorur ekrane 3D. Me anë të syzeve speciale, tifozët do të mund të dalin në fushë ose të hyjnë në dhomat e zhveshjes së stadiumit Azteca. Tifozëve do t’u krijohet mundësia për të përjetuar këto situta edhe në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ata do të shijojnë një përvojë drithëruese kur të vijnë për të parë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 në stadium Azteca, më 11 qershor 2026.
sfidanti.al