Shqipëria do të jetë epiqendra e Europës për tri ditë pasi do të jetë pritësja e startit të Xhiros së Italisë. Siç dihet në vendin tonë do të mbahen tri etapat e para të këtij turi. E përditshmja më e madhe sportive në Itali, “la Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull etapës së dytë, e cila do të jetë e gjatë 13.7 kilometra ku kronometrsitët më të mirë do të japin spektakël në rrugët e kryeqytetit. Në artikull analizohet rrugëtimi, ndërsa çiklistët paralajmërohen për segmentin që mbaron në Sauk, ku pendenca e 1500 metrave do të ndihet në këmbët e garuesve.
sfidanti.al