Tragjike në Angli, tifozi sëmuret në stadium gjatë derbit City-United dhe ndërron jetë

Tragjedi në derbin e Manchesterit të dielën që lamë pas. Një tifoz i Manchester City-t ndërroi jetë teksa ishte në stadiumin “Etihad” duke parë derbin e qytetit. Një urgjencë mjekësore ndodhi gjatë duelit, me klubin e Manchester City-t që këtë të hënë ka konfirmuar se tifozi ndërroi jetë pasi u ndje keq.

“Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik që një nga tifozët tanë ndërroi jetë pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e të dielës. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të vështirë”, shkruan klubi.

Kujtojmë se Manchester City u përmbys 1-2 në fund nga Manchester United.

sfidanti.al