Model për bamirësi, Schweinsteiger, në sfilatën e ‘Chicago Fire Soccer&Style’

Bastian Schweinsteiger shkëmben për një natë fushën e futbollit me pasarelën e modës. Mesfushori gjerman së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve të Chicago Fire  morën pjesë në sfilatën ‘Soccer&Style’ për t’u prezantuar  me veshjet e markës Banana Republic. Schweisteiger u duk i lirshëm ndërsa sfilonte, ndërkohë që bashkëshortja e tij Ana Ivanovic e filmonte në cdo hap të tij.  Evenimenti i skuadrës së Chicago Fire ‘Soccer&Style’ u organizua për të mbledhur fonde që më pas do të jshkojnë për bamirësi.

sfidanti.al