Rei Manaj, Federat Turke hap hetim për incidentin

Rei Manaj është bërë protagonist siç nuk do të dëshironte në kampionatin turk sot në ndeshjen mes Sivasporit të tij dhe Gallatasarajit. Sulmuesi shqiptar ka dëmtuar në fundin e sfidës Barish Alper Jillmaz, me një ndërhyrje për të cilin ai mori vetëm kartonin e verdhë, pavarësisht protestave të lojtarëve të Gallatasarajit teksa panë shokun e tyre të skuadrës të largohej me barelë. Episodi në fjalë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka sjellë reagime të shumta, pasi është vlerësuar si i pakuptimtë vendimi i gjyqtarit për të mos i dhënë kartonin e kuq Manajt pas një ndërhyrje të tillë që dëmtoi futbollistin e përfaqësueses turke. Edhe Federata ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se ka hapur hetim për këtë ngjarje.

sfidanti.al