Manchester United ka nisur një kapitull të ri nën drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim, i sjellë nga Sporting Lisbona. Klubi po përpiqet të ngjitet në renditjen e kampionatit, dhe të dielën triumfoi me një fitore të thellë 4-0 kundër Everton. Përveç dy golave të Joshua Zirkzee, në listën e shënuesve ishte edhe Marcus Rashford. Sulmuesi anglez kishte kaluar një periudhë të gjatë të vështirë, me performanca të dobëta. Por kundër Everton, ai realizoi dy gola, duke i dhënë fund krizës, për kënaqësinë e tij dhe të tifozëve të “Red Devils”. Por, çfarë fshihet pas rilindjes së tij? Sipas tifozëve dhe mediave britanike, çelësi i suksesit të tij është Grace Jackson, vajza që mendohet të jetë e dashura e re e Rashford. Pavarësisht dy golave të Marcus Rashford, tifozët e Manchester United kanë mbetur më të mahnitur nga ajo që mediat britanike e konsiderojnë si e dashura e re e sulmuesit. Tabloidët janë të bindur se Grace Jackson është arsyeja e rilindjes së Rashford. Thuhet se sulmuesi ka rigjetur qetësinë dhe stabilitetin emocional falë lidhjes së tij me modelen, dhe rezultatet janë reflektuar në fushën e lojës. Në profilin i saj në rrjetet sociale janë dyndur ndjekësit dhe numëron mbi 603 mijë fansa, një shifër që pritet të rritet. Mediat ndërkohë publikojnë një galeri fotosh të vajzës që ka sjellë kthesën në karrierën e Marcus Rashford.