Tamam si tek anektoda dhe kjo historia e Derbit, Tirana-Partizani. Një herë merr mallkimin e “priftiti të futbollit” dhe një herë merr..bekimin e tij . Anektoda e vjetër: prifti shkon në një fshat dhe shikon njerëzit e lumtur dhe të bashkuar me njëri –tjetrin. Çfarë po pinë që janë kaq të gëzueshëm, pyeti prifti : Po pinë raki manaferre !- i thanë.
E bekuar qoftë ferra – tha prifti, duke shkuar tek një fshat tjetër, aty pranë. Kur u kthye .. tek fshati i lumturisë, kishte plasur sherri…
- Po këta ishin të lumtur , ç‘patën tani? –pyeti ai.
- Pinë shumë raki dhe tani nuk puthen , por godasin njëri-tjetrin me grushte- i thanë priftit.
- Mallkuar qoftë ferra ! – shtoi prifti..
Ata që e dëgjuan, i thanë priftit : “ Jo prift, ferra e mori një herë uratën, tani mos e mallko…”
Edhe kjo puna e Derbit, Tirana-Partizani, kjo “ferra “ e fundit e futbollit tonë , e mori një herë mallkimin e FSHF-së , po tani si ta pranojnë ..bekimin e saj.Një herë e dënuan ashpër, pa tifozë deri në fund të sezonit, pastaj e fallen me kushtin , që ta mbushin stadiumin plot e përplot, të shiten gjithë biletat, dhe askush të mos guxojë të pi “raki manaferre” dhe të hedhë ‘bomba ne fushë” ..sepse mallkimi është gati!
Sfidanti.al