Simone Inzaghi mund të buzëqeshë: Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të grupit pas suksesit të jashtëzakonshëm kundër Veronës dhe për këtë arsye do të jenë në dispozicion të trajnerit të Interit për ndeshjen e së martës në Champions League kundër Leipzig. Mesfushori turk nuk kishte marrë pjesë në udhëtimin për në Veneto dhe kishte mbetur në Milano për të rikuperuar 100% nga dëmtimi i pësuar në kombëtare, ndërsa argjentinasi ishte tërhequr për shkak të temperaturës. Të dy do të jenë në vendin e tyre për të sfiduar skuadrën e Leipzig, e treta në Bundesligë, por e freskët nga humbja ndaj Hoffenheim. Megjithatë, Francesco Acerbi nuk do të jetë aty: mbrojtësi u largua nga fusha pas vetëm 15 minutash lojë në “Bentegodi” për shkak të shqetësimit muskulor në kofshën e djathtë dhe të hënën do t’i nënshtrohet testeve për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Për ish-lojtarin e Lazios, 36 vjeç, ky është ndalesa e dytë në harkun kohor të disa javëve, pasi mungoi me Juventus, Young Boys dhe Empoli në fund të tetorit po për shkak të një problemi muskulor.
sfidanti.al