Të luash në Afrikë po bëhet gjithnjë e më sfiduese, veçanërisht në Libi. Përballja me ekipin kombëtar libian ngjall frikë te të gjitha ekipet për shkak të kushteve të vështira ambientale. E para që vuajti këtë situatë ishte kombëtarja e Nigerisë, e cila u mbajt e bllokuar në aeroport. Si formë proteste, Nigeria vendosi të mos zhvillonte ndeshjen. Tani ka ardhur radha e Beninit, që është përballur me një incident të rëndë pas përfundimit të ndeshjes. Kombëtarja e Beninit e goditur me shkopinj gome. Një episod dhune i pajustifikuar dhe i turpshëm ndodhi pas barazimit 0-0 të Beninit ndaj Libisë. Ky rezultat i dha Beninit një pikë të artë, duke i siguruar kualifikimin për Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 që do të zhvillohet në Marok. Por, pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një ngjarje absurde. Policia libiane sulmoi disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Beninit me shkopinj gome. Mes të sulmuarve ishte edhe italiani Enrico Pionetti, ish-portier i Sampdorias. Një video e publikuar tregon dëmtimet e pësuara nga lojtarët dhe stafi i Beninit. Një nga lojtarët dëshmoi: “Na kërcënuan që në fushë dhe nga tribunat na gjuanin me gjithçka. Më pas, në fund të ndeshjes ndodhi sulmi. Policia na goditi me shkopinj gome. Stafi ynë u qëllua rëndë.”
sfidanti.al