Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat që luhet fundjavën e ardhshme. Skuadra bardheblu nuk ka ndonjë të kaluar me kundërshtarët, pasi AF Elbasani ka tre vite jetë. Bardheblutë kanë vetëm një ndeshje në Superiore kundër ekipit të Bordinit, të mbushur me shumë ish-lojtarë kryeqytetas, duke filluar nga Lulaj, Hila, Hasani e Greca. Në ndeshjen e parë të luajtur në “Air Albania”, pati një barazim 1- 1, por heroi ishte Gentian Selmani. Portieri priti një penallti në shtesë, duke i dhënë një pikë të vlefshme bardhebluve që në atë moment drejtoheshin nga Shkëmbi. Ualid Zharmuni është sulmuesi i Tiranës, i cili ka shënuar 5 gola, katër nga të cilat si rrjetë e parë. Golat e tij janë përkthyer në 6 pikë. Vendimtarë mbeten golat e Prengajt, Ndrecës apo edhe Ismajlit. Nga sulmuesit, Haxhiu dhe Abah ende nuk e kanë bërë “sefte”.
sfidanti.al