Vëllai pyet vëllain: Jeni me Kosovën apo me UEFA-n?

Pyetja është e thjeshtë, por tejet shpuese : Jeni me Kosovën apo me UEFA-n? Na pëlqeu të gjithëve gjesti i futbollistëve të Kosovës apo u ka prishur punë shefave tanë ?  Të gjithë flasin për “kryengritjen” e Kosovës në Rumani, për braktisjen kolektive  më spektakolare  të  fushës , kurse këtej nga anët tona “vëllai madh nuk po thotë asgjë për vëllain e vogël”. Kjo heshtje zbythëse e vëllait të madh,  zbulon  se FSHF-ja, “pularia me njerëz “ e Presidentit Duka nuk e ka përtypur mirë rebelimin e tyre..

Po të jetë e vërtetë, ç‘emër do t’i vinim tradhëtisë së vëllait të madh ndaj vëllait të vogël? Na ka dhënë peshqesh një ekip Kombëtar, një brez të tërë futbollistësh të talentuar ,na kanë dhënë shpirtin me tifozerinë e tyre vullkanike, dhe në një moment të vështirë, më delikatin në historinë e tyre me top,duket sikur  jemi më pranë UEFA-sesa  Kosovës…

.. Pale kur kujton se në “Shtëpinë e futbollit” , në stadiumin Air Albania, ka kohë që  nuk dëgjohen më tigujt e  këngës himn për Adem Jasharin! Ishalla nuk ka lidhje me projektin famëkeq për të bashkëpunuar me Serbinë për Europianin e moshave…

Sfidanti.al