Laps e letër, llogaritë e grupit të Shqipërisë

Asgjë nuk ka ndryshuar në grupin B1 të Ligës së Kombeve, pas ndeshjeve sot. Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 0-0 me Çekinë, ndërsa Ukraina me Gjeorgjinë u ndanë me rezultatin 1-1. Kështu Çekia kryeson me 8 pikë. Në anën tjetër Gjeorgjia dhe Shqipëria ndjekin me 7 pikë. Për shkak të golavarazhit, Gjeorgjia ndodhet në vendin e dytë. Vendin e fundit e mban Ukraina me 5 pikë. Kështu fatet e grupit do të vendosen në raundin e gjashtë. Shqipëria pret Ukrainën, teksa Çekia dhe Gjeorgjia përballen bashkë.

sfidanti.al