Evertoni i ka idetë e qarta sa i përket rikthimit në fushat e lojës të Armando Brojës. Sipas vetë trajnerit të klubit nga Liverpuli, sulmuesi shqiptar nuk do të ketë mundësi që të luajë të paktën për dy javët e ardhshme. Sipas tij shqiptari pasi të rikuperojë dëmtimin në tendinën e akilit do të duhet që të fitojë edhe ritmin e ndeshjeve. Kështu mësohet se vetëm pas pushimit të Kombëtareve, Evertoni do të organizojë ndeshje miqësore për ti dhënë ritmin e lojës Brojës. Si fillim sulmuesi do të jetë pjesë e ekipit të moshave deri në 21 vjeç.
sfidanti.al