Pasi nuk arriti të marrë pjesë për herë të parë në historinë e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në Olimpiada, peshëngritja gjithsesi mbetet një ndër sportet tona të traditës që ka prodhuar dhe po prodhon sportistë niveli. I konsideruar si sportisti i një brez në perëndimin, peshëngritësi Briken Calja në vazhdon të stërvitet fort në garazhin e shndërruar në palestër në Shtërmen të Cërrikut. I vetëm për më shumë se 8 orë në ditë, së bashku me trajnerin e tij Gerald Toska, të dy po përpiqen të na vërtetojnë të kundërtën, se 34 vitet mbi supe janë thjesht numra. E megjithatë ai pati mi supe shpresën e vetme për t’u kualifikuar në Olimpiadën e Parisit dhe nuk e arriti, por nga muaji gusht dhe deri më tani ai nuk I është ndarë stërvitjes, një sfidë me veten dhe kohën. Ndalesa e radhës për të duket se është kampionati Botëror që do të zhvillohet në muajin dhjetor 6 me 15 dhjetor në Manama të Bahreinit.
sfidanti.al